Haki Abazi mundohet t'i nxisë deputetët e koalicionit të mos e votojnë Qeverinë Hoti - Gazeta Express
string(83) "haki-abazi-mundohet-ti-nxise-deputetet-e-koalicionit-te-mos-e-votojne-qeverine-hoti"

Haki Abazi mundohet t’i nxisë deputetët e koalicionit të mos e votojnë Qeverinë Hoti

Gazeta Express

03/06/2020 11:40

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se nuk duhet të votohet qeveria e re që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti, duke u munduar t’i nxisë deputetët e koalicionit që janë të pranishëm në sallë të mos e votojnë qeverinë.

Abazi ka shkruar në Facebook se është akt patriotik që të mos votohet qeveria e Thaçit dhe e Listës Serbe.

Lexo Edhe:

“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, ka shkruar ai në Facebook.

Para pak çastesh ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e Avdullah Hotit.

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit, nuk ka pranuar ta udhëheqë këtë seancë dhe atë po e udhëheq nënkryetari nga LDK-ja, Kujtim Shala. /Express/