Hakerimi i MEMEX, reagon Çuçi: Nuk është databaza zyrtare, po heton FBI dhe Microsoft - Gazeta Express
string(82) "hakerimi-i-memex-reagon-cuci-nuk-eshte-databaza-zyrtare-po-heton-fbi-dhe-microsoft"

Hakerimi i MEMEX, reagon Çuçi: Nuk është databaza zyrtare, po heton FBI dhe Microsoft

Shqiperi

Gazeta Express

03/10/2022 17:40

Pas publikimit nga hakerat iranianë të të dhënave nga sistemi MEMEX, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar dhe është shprehur se databaza e publikuar nga hakerat nuk është ajo zyrtare.

Çuçi foli për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit, ndërsa shtoi se vazhdojnë hetimet bashkë FBI dhe Microsoft.

Lexo Edhe:

“Nuk është database e sistemit MEMEX që ka policia kriminale. Tashmë jemi duke parë, ju e dini që na kanë sulmuar. Ne po hetojmë. Kemi një trupë shumë të mirë nga Microsoft. Janë këtu dhe do të rrijnë shumë gjatë. Lista që është publikuar nuk është pjesë e database-s të sistemit MEMEX”, tha Çuçi para se të hynte në seancë plenare.

Kujtojmë që ditën e sotme një material prej 1.7 giga ku është skeduar i gjithë informacioni policor në sistemin MEMEX për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari krimianale është publikuar nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”.

Në listën e publikuar nga hakerat është zbuluar se ndodhen edhe emrat e 2 ministrave, Elisa Spiropali, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. /Gazeta Express