Hakerimi i e-Albania, Berisha publikon denoncimin: AKSH-i prokuron 190 mln euro, por serverat i ka me qera jashtë Shqipërisë - Gazeta Express
string(121) "hakerimi-i-e-albania-berisha-publikon-denoncimin-aksh-i-prokuron-190-mln-euro-por-serverat-i-ka-me-qera-jashte-shqiperise"

Hakerimi i e-Albania, Berisha publikon denoncimin: AKSH-i prokuron 190 mln euro, por serverat i ka me qera jashtë Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2022 22:40

Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një mesazh të një qytetari, i cili denoncon AKSH-in se nuk ka në Shqipëri serverat e saj.

Sipas denoncimit në fjalë, dhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua pak javë më parë dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.

Lexo Edhe:

Postimi i Berishës:

Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend!  I ka marrë me qira jashtë vendi, gjithçka si të mbushin xhepat.

Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qenë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mgj Doktor. Te them nje gje te tmerrshme AKSHI nuk ka serverë por i ka me qera jashtë Shqipërisë. Krim

Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.

Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan.