Hakerët publikojnë një jailbreak për çdo iPhone - Gazeta Express
string(47) "hakeret-publikojne-nje-jailbreak-per-cdo-iphone"

Hakerët publikojnë një jailbreak për çdo iPhone

AutoTech

Gazeta Express

02/03/2021 1:44

Jailbreak është një lojë si macja me miun mes hulumtuesve të sigurisë të cilët kërkojnë më shumë kontroll dhe përshtatje të telefonave të tyre dhe Apple që i bllokon për arsye sigurie.

Një ekip hakimi pas iPhone ka publikuar një mjet të ri jailbreak për çdo iPhone përfshirë modelet e fundit duke përdorur të njëjtin problem sigurie që Apple tha muajin e kaluar që po shfrytëzohet nga hakerët.

Lexo Edhe:

Ekipi Unc0ver ka lëshuar një jailbreak të fundit këtë fundjavë dhe funksionon me iOS 11 deri në 14.3 që Apple lançoi në Dhjetor. Jailbreak është një lojë si macja me miun mes hulumtuesve të sigurisë të cilët kërkojnë më shumë kontroll dhe përshtatje të telefonëve të tyre dhe Apple që i bllokon për arsye sigurie.

Hakerët ndërtojnë mjete jailbreak duke gjetur dhe shfrytëzuar probleme sigurie dhe hequr disa kufizimeve që Apple ka vendosur siç është instalimi i aplikacioneve jashtë App Store, diçka që përdoruesit Android janë mësuar tashmë.

Në një cicërimë, grupi i jailbreak tha se ka përdorur exploit e vet për CVE-2021-1782, një problem sigurie në kernel. Apple tashmë ka adresuar këtë problem me iOS 14.4 muajin e kaluar. Ekspertët e sigurisë zakonisht këshillojnë përdoruesit e iPhone kundër jailbreaking.