Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri - Gazeta Express
string(85) "hakerat-iraniane-sulmojne-gjykaten-e-larte-dhe-prokurorine-e-pergjithshme-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 13:27

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 13:27

Grupi i hackerave “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Ka qenë vetë grupi i hackerave që ka njoftuar sulmin në fjalë, në rrjetet sociale, ndërsa pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe te prokuroria dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë. Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar.

Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë autenticitetin e pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm.

Advertisement
Advertisement
Advertisement