Hajrizi për sfidën e nesërme: Do të luajmë për krejt Kosovën - Gazeta Express
string(59) "hajrizi-per-sfiden-e-neserme-do-te-luajme-per-krejt-kosoven"

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 20:03

Hajrizi për sfidën e nesërme: Do të luajmë për krejt Kosovën

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 20:03

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër ndeshje e dytë në kuadër të Rrethit të Parë parakualifikues evropian për Kupën e Botës 2027.

Pas fitores ndaj Irlandës të enjten në Prishtinë, të udhëhequrit e Rami Hadar synojnë triumfin edhe nesër ndaj Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Baku, me fillim prej orës 11:00 sipas kohës tonë lokale.

Në prag të kësaj ndeshje është deklaruar njëri prej basketbollistëve kryesorë të “Dardanëve”, Drilon Hajrizi.

“Më të vërtetë kemi ardhë prej një udhëtimi, normal që është paksa i lodhshëm, por jemi mundu t’i marrim të gjitha masat që ekipa të jetë sa më e gatshme për këtë lojë. Më të vërtetë jemi duke u munduar të përgatitemi shumë mirë”, tha fillimisht mitrovicasi për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

“Atmosfera është shumë e mirë, kështu që shpresoj se kemi me luftu për njëri-tjetrin sikur në lojën e kaluar. Do të luajmë të njëjtën lojë dhe do të luajmë për krejt Kosovën, që në fund t’i bëjmë krenarë krejt dhe të dalim me rezultat pozitiv edhe prej kësaj loje”, deklaroi Hajrizi. /Gazeta Express/