Hajrizi, MVP i xhiros së parë - Gazeta Express
string(28) "hajrizi-mvp-i-xhiros-se-pare"

Hajrizi, MVP i xhiros së parë

Gazeta Express

30/10/2020 10:59

Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër Sigal Prishtinës 107:86, derisa kapiteni Drilon Hajrizi kontribuoi me 24 pikë, 11 kërcime dhe pesë asistime.

Hajrizi ishte një nga lojtarët më të dalluar të verdhezinjëve edicionin e kaluar, duke fituar Kupën e Kosovës në basketboll, derisa ka qenë edhe një nga lojtarët kyç në Përfaqësuesen e Kosovës në basketboll, në fitoret ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Lexo Edhe:

Driloni është një nga basketbollistët më me përvojë në Kosovë, ku ka luajtur për Trepçën, Sigal Prishtinën, Bashkimin dhe Pejën apo katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës.