Hajredini: Sa më afër liderit, aq më afër tenderit - Gazeta Express
string(48) "hajredini-sa-me-afer-liderit-aq-me-afer-tenderit"

Hajredini: Sa më afër liderit, aq më afër tenderit

Gazeta Express

10/12/2019 17:27

Ish-Ministri i parë shqiptar në Maqedoni, Xhevdet Hajredini, i cili ka udhëhequr me financat e shtetit në vitet e 90-ta, në facebook ka shkruar “Sa më afër liderit, aq më afër tenderit” duke aluduar në partinë e Ali Ahmetit, BDI-në.

Ai këtë status e ka shkruar pas deklaratës së mbrëmshme të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani në emisionin Click-Plus, i cili tha se largimi i Ali Ahmetit nga posti i kryetarit të BDI-së do të ishte humbje për e madhe.

Lexo Edhe:

Në vazhdim keni shkrimin e plotë të Hajredinit:

“Shumë gabon një kirurg kur thot se “do të ishte humbje e madhe për shqiptarët largimi I Ametit nga BDI-ja”. Humbje më e madhe do të ishte vetëm për ata të BDI-s të cilët kanë përfituar nga parimi “sa më afër liderit, aq më afër tenderit”. Sipas këtij parimi ka vepruar “lideri” I partisë në të kaluarën, sipas bisedës së përgjuar të tij me Ermirën”.