Hajni vjedh 50 euro duke e kërcënuar me thikë punëtoren e një marketi në Prishtinë - Gazeta Express
string(82) "hajni-vjedh-50-euro-duke-e-kercenuar-me-thike-punetoren-e-nje-marketi-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 19:20

Hajni vjedh 50 euro duke e kërcënuar me thikë punëtoren e një marketi në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

19/01/2021 19:20

Një person ka grabitur 50 euro nga një punëtore në një market në Prishtinë duke e kërcënuar me thikë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 17:30 është marrë informata  se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar  nga ajo  50 euro dhe të njëjtat i ka marrë”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.