Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Çagllavicë.
Policia thotë se një person ka raportuar se dikush ia ka
thyer xhamin e shtëpisë dhe ka hyrë brenda, ku ka vjedhur stoli ari.
“VJEDHJE E RËNDË- Çagllavicë 24-26.02.2023 – NN. Ankuesi
mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur ia kanë
thyer një xhamë të shtëpisë, ku nga dhe kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur stoli
ari. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me
rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”