Hajnat i hyjnë në shtëpi Pal Lekajt, i vjedhin ari dhe para - Gazeta Express
string(58) "hajnat-i-hyjne-ne-shtepi-pal-lekajt-i-vjedhin-ari-dhe-para"

Hajnat i hyjnë në shtëpi Pal Lekajt, i vjedhin ari dhe para

Gazeta Express

16/01/2020 17:06

Mbrëmjen e së mërkurës në një shtëpi në Prishtinë ka ndodhur një grabitje. Persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e viktimës, ku kishin vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Express mëson se shtëpia në të cilin kishin hyrë hajnat është e ministrit në detyrë të Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj

Në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, mbrëmjen e së mërkurës disa persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi për të vjedhur.

Lexo Edhe:

Burime të Express kanë bërë të ditur se destinacioni i hajnave ishte shtëpia e Pal Lekajt, nga ku ata morën stoli ari dhe argjendi, si dhe 100 euro para të gatshme.

E për grabitjen ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ku ka theksuar se hajnat i kishin vjedhur këto gjëra në shtëpinë e fjetjes.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raportin e policisë./Express/