Hajdutët “shënjestrojnë” vilat e Bërxullës në Tiranë, banorët: Na hedhin ilaç gjumi, jemi detyruar që të bëjmë roje natën - Gazeta Express
string(116) "hajdutet-shenjestrojne-vilat-e-berxulles-ne-tirane-banoret-na-hedhin-ilac-gjumi-jemi-detyruar-qe-te-bejme-roje-naten"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 15:10

Hajdutët “shënjestrojnë” vilat e Bërxullës në Tiranë, banorët: Na hedhin ilaç gjumi, jemi detyruar që të bëjmë roje natën

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 15:10

Fenomeni i vjedhjes me dhunë është kthyer në një shqetësim për banorët e Bërxullës në Tiranë.

Ata shprehen për mediet se prej 10 ditësh radhazi, kjo zonë është kthyer shënjestër e grabitjes. Banorët thonë se hajdutët u kanë marrë sende me vlerë, duke i detyruar që të bëjnë roje natën dhe të flenë me turne.

“Na kanë vjedhur sende me vlerë, bëjmë roje gjithë natën. Futen nga dyert dhe dritaret dhe kontrollojnë vilat, po na tmerrohen fëmijët.

Kemi dyshime se përdorin substanca gjumi.Natën kontrollojmë çdo makinë e çdo person të panjohur. Banorët flenë me turne. Jemi të pakënaqur me policinë dhe rendin dhe pushtetin lokal,” ka thënë një nga banorët.