“Hajdeni se kam vrarë mamanë!”- Telefonata e pazakontë që alarmoi policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve - Gazeta Express
string(111) "hajdeni-se-kam-vrare-mamane-telefonata-e-pazakonte-qe-alarmoi-policine-e-vlores-cfare-rezultoi-pas-verifikimeve"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:38

“Hajdeni se kam vrarë mamanë!”- Telefonata e pazakontë që alarmoi policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 7:38

Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.

Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë njësitë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.

Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.

Burimet policore bëjnë me dije se personi që ka kryer telefonatën ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit, duke e bërë më të vështirë verifikimin e situatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement