Hajdari takon grevistet, naftëtarët: Ngri zërin në emrin tonë, pyet Ramën çfarë ofron për ne - Gazeta Express
string(89) "hajdari-takon-grevistet-naftetaret-ngri-zerin-ne-emrin-tone-pyet-ramen-cfare-ofron-per-ne"

Gazeta Express

29/10/2020 10:42

Hajdari takon grevistet, naftëtarët: Ngri zërin në emrin tonë, pyet Ramën çfarë ofron për ne

Gazeta Express

29/10/2020 10:42

Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar këtë të enjte uzinën e Ballshit, naftëtarët dhe grevistet që qëndrojnë të ngujuara prej dy javësh tashmë në pritje të marrjes së pagave të tyre të prapambetura.

Naftëtarët i kanë kërkuar Hajdarit që ta çojë zërin e tyre në parlament dhe ta pyesë kryeministrin se çfarë ofron për ta, në kushtet ku prej ditësh Rama u ka kërkuar naftëtarëve ndërprerjen e grevës si kushtin për nisjen e bisedimeve.

“Ti duhet ta ngresh zërin sot në emrin tim dhe të naftëtarëve duhet ti thuash vetëm kaq Ramës, çfarë ofron ti për naftëtarët. Çfarë ofron Rama për ne që sot jemi pa bukë”, i tha një naftëtar deputetes.

“Gjak shqiptari të ketë për këto heroina, ai shqipërinë e ka varrosur për së gjalli. Ngrini zërin në parlament. Mallakastra u varros për së gjalli, pa ujë pa drita, pa punë”, tha një tjetër naftëtar.

“Është për të ardhur keq që kjo simbolikë kaq e fortë e grave në grevë dhe mos reagimi i qeverise është e turpshme.  Ju falenderoj që po luftoni për të gjithë ata që kanë të drejtë e qeveria nuk u plotëson të drejtat më minimale. Jeni këtu për të mbajtur familjet e fëmijët gjallë.  Mosreagimi është i turpshëm. Pesha më e madhe i bie ekzekutivit dhe Edi Ramës.   Kam parë çka ka ndodhur këtu dhe e di që jeni në momente të vështira.  Në parlament do ngre zërin për të drejtat tuaja dhe mundësitë që më jepen do t’i shfrytëzoj.  Nuk do ndalem për të evidentuar problematikat që keni jo vetëm në parlament, por edhe në Ambasada.  Këta i druhen opinionit të ndërkombëtarë dhe duhet treguar kush janë”, tha Hajdari.

Advertisement
Advertisement
Advertisement