Kandidati i PDK’së për deputet, Petrit Hajdari, dje ka mbajtur një takim në një shkollë në fshatin Tërdec të Drenasit.
Ai ka thënë se shkolla ishte e vogël për të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e shumtë që kishin shkuar për të mbështetur PDK’në.
“Sonte patëm nderin të vazhdojmë takimet tona në Tërdevc, ku shkolla ishte e vogël për të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e shumtë që kishin ardhur për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës. Ky entuziazëm dhe përkrahje masive janë dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë në vizionin tonë për të ardhmen.
“Atmosfera e ngrohtë, energjia pozitive dhe bashkimi i njerëzve për një kauzë të përbashkët janë ato që na japin forcë për të vazhduar punën tonë me përkushtim dhe vendosmëri. Përkrahja juaj është motivimi ynë për të sjellë ndryshimet që të gjithë ne dëshirojmë të shohim. Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Fitorja jonë është fitorja juaj! Kosova mundet ma mirë!”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...