Hagia Sofia dhe Erdogani - Gazeta Express
string(24) "hagia-sofia-dhe-erdogani"

Gazeta Express

13/07/2020 17:27

Hagia Sofia dhe Erdogani

Gazeta Express

13/07/2020 17:27

Nuk është se bëhet fjalë për islamofobi këtu, as të lëndohen ndjenjat e askujt, veçse të jemi të qartë që ne jemi lëndizim i popullizmit. Sipas Jurgen Habermasit, shteti merr kuptim në diversitet. Shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami, është dhe mbetet veprim popullist

Shkruan: Fisnik Dragusha

Lexo Edhe:

Vendimi i Presidentit turk për konvertimin e Hahia Sofia-s në xhami, mori vemendje ndërkombëtare. 

Reagimet ishin të shumta, duke filluar nga udhëheqësit fetar deri te krerët politik. 

Objekti i cili shërbente si muze, ishte objekt kulti ortodoks deri në vitin 1453. Kjo ishte kryeqendra pas ndarjes së kishës katolike romake, në kishën ortodokse lindore. Pas pushtimit osman, kjo ishte shëndërruar në xhami. Objekti i cili ishte pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, tashmë është shendërruar në xhami, ku besimtarët islam do t’i kryejnë ritet e tyre fetare. Kleri ortodoks reagoi duke thënë se me këtë veprim, janë përjashtuar më shumë se 300 milionë besimtarë dhe se si i tillë është i papranueshëm. Po ashtu, edhe përfaqësuesi i lartë i BE – së për politikë të jashtme tha se vendimi i tillë është për të ardhur keq. Po ashtu edhe zyrtarë nga departamenti i shtetit shprehen shqetësimin e tyre.  Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe, veç se si gjest popullist. Ernest Gellner, thoshte “nje Fantazëm po sillet nëpër Europë, fantazma e popullizmit”. Si përgjigje për manifestin komunist të Marksit. Për ta kuptuar këtë veprim, duhet të analizojmë në pika të shkurtëra se mbi çfarë mbeshtetet Erdogan. Dihet mirefilli se ushqim  për politkat e tij , është nxitja e konfrontimit. Është mjaft indikativ fakti, ku Erdogan paraqitet si politikani i Lagjes Kasimpasa të Stambollit i cili trimërisht e lufton kastën e korruptuar. Konfrontimi është mekanizëm për të justifikuar qeverisjen e tij, duke aluduar gjithnjë që armiku është i jashtëm, dhe sabotues i politikave dhe kulturës së tyre.  Erdogan, si nje popullist dhe udhëheqës autoritar, gjithnjë e përgatitë terren për koncentrim të pushtetit si dhe ringjallje të betejave apokaliptike. Bumi ekonomik në fillimet e qeverisjes se tij, ka bërë që shtresa e mesme ta perkrahë. Luftimi i sekularizmit dhe republikanizmit, luftimi i mënyrës perendimore të jetës, si dhe avokimi për neotomanizëm, elemente ku Erdogan mbështetë popullizmin e tij. Karakteristikë e popullistve është edhe kapja e shtetit dhe e institucioneve kulturore. Kolonializëm i institucioneve. Më herët ky term shërbente për të përshkruar pushtimin e vendeve të tjera, kryesisht të Afrikës, mirëpo këtu gjen shprehje në formimin e klientelizmit, dhënja e favoreve, krijimi i nje superstrukture, heshtje e intelektualve. Erdogan gjithnjë ka pasë tendencë në krijimin e imazhit të një myslimani si dhe zhveshje prej kemalizmit. Gjesti i Presidentit Erdogan, nuk është se përbenë në vete ngjashmëri me veprimet e Talebanëve, duke shkatërruar statujat e Budës në emër të përmbysjes së kulteve, ky është thelbësisht veprim popullist që bëhet me tendencë të jetëgjatësisë së pushtetit të tij.

Fantazma Erdogan sillet edhe nëpër Kosovë. Tash është riaktualizuar ideja e xhamisë në qendër të Prishtinës, ku donatori kryesor do të jetë Turqia. Madje, në këtë kontekst, edhe stili arkitektonik është otoman. Kjo natyrshëm është imperilizëm kulturor, e që do t’i sherbej si urë lidhëse për pushtim ekonomik. 

Një artikull të gjatē për këtë çështje i kushton edhe gazeta britanike the Guardian, ku potencon faktin se kjo xhami do të jetë dhuratë nga Turqia për popullin e Kosovës. 

Faktorët tjerë lehtësues për fantazmën Erdogan, varfëria , mungesa e perspektives , shkollimi jo cilesor, shkaktojnë konfuzion dhe e bëjnë një terren të përshtatshëm për politika populliste / imperialiste. Nuk është se bëhet fjalë për islamofobi këtu, as të lëndohen ndjenjat e askujt, veçse të jemi të qartë që ne jemi lëndizim i popullizmit. Sipas Jurgen Habermasit, shteti merr kuptim në diversitet. Shndërrimi i Hagia Sofisë në xhami, është dhe mbetet veprim popullist.

Fisnik Dragush