Haga s’ia lejon avokat Artan Qerkinin- Fadil Fazliu insiston përmes letrës drejtuar Gjykatës - Gazeta Express
string(90) "haga-sia-lejon-avokat-artan-qerkinin-fadil-fazliu-insiston-permes-letres-drejtuar-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 20:55

Haga s’ia lejon avokat Artan Qerkinin- Fadil Fazliu insiston përmes letrës drejtuar Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 20:55

Për herë të parë, koordinatoren e bastisjeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Fadil Fazliu e pa mëngjesin e 12 shtatorit 2023, në ora 7 e 10 minuta.

Para se t’u nënshtrohej kontrolleve të Prokurorisë, Fazliu e thirri avokatin Artan Qerkini në 7 e 20 me telefonin e tij, dhe sërish me telefonin e hetueses në 7 e 29, raporton Klan Kosova.

Si në ato 3 orë e gjysmë, Fazliu po do që Qerkini t’ia përcjellë dhe mbrojë të gjithë gjykimin që pritet të nisë ndaj tij dhe katërshes Thaçi, Smakaj, Kilaj e Kuçi në vjeshtën e 2025-ës, andaj edhe pas vendimit refuzues të Regjistrit, e ka shkruar një letër insistuese drejtuar Gjykatës.

Regjistri e refuzon këtë mundësi për shkak të mbrojtjes që Qerkini i ofroi edhe Bashkim Smakajt, të bashkë-akuzuarit të Fazliut, gjatë bastisjes në fund-tetor 2023.

Klan Kosova mëson se Bashkim Smakaj ka shprehur gatishmëri ta japë edhe zyrtarisht një pëlqim për caktimin e Qerkinit si bashkë-mbrojtës të Fazliut.

Ky i fundit aktualisht ka avokat kryesor ish-mbrojtësin e Rexhep Selimit, David Young.

Ky është rasti i dytë i refuzimit të Speciales për caktim avokati, pasi Vekatesfari Alagendra nuk ishte lënë ta mbrojë Salih Mustafën ndërkohë që udhëheq ekipin e Jakup Krasniqit.