Hadid kapet me marihuana, arrestohet dhe lirohet më vonë - Gazeta Express
string(55) "hadid-kapet-me-marihuana-arrestohet-dhe-lirohet-me-vone"

Hadid kapet me marihuana, arrestohet dhe lirohet më vonë

Yjet

Gazeta Express

18/07/2023 20:07

Gigi Hadid u arrestua dhe u akuzua për posedim të marihuanës gjatë udhëtimit nga ShBA në ishujt Kajman javën e kaluar.

Supermodelja, 28 vjeçare – e cila po udhëtonte me shoqen Leah McCarthy mbërriti me një avion privat në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Owen Roberts’ më 10 korrik dhe kaloi doganën me bagazhet e saj – me agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar që gjetën një ‘sasi të vogël marihuanë dhe vegla për konsumimin e saj pas skanimit të sendeve’.

Lexo Edhe:

Marihuana u përcaktua të ishte “vetëm për përdorim personal” – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzat për import të marihuanës.

Ylli u dërgua në Qendrën e Paraburgimit në ishujt Kajman – ku më vonë u lirua me kusht, në pritje të ndjekjes penale, raporton gazeta lokale Cayman Marl Road.

Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatë më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Ato u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit në të dhënat e tyre.

Një përfaqësues i Hadid tha: “Gigi po udhëtonte me marihuanë të blerë legalisht në New York me një licencë mjekësore”.

“Ka qenë gjithashtu i ligjshëm për përdorim mjekësor në Grand Cayman që nga viti 2017. Ajo e shijoi pjesën tjetër të kohës në ishull”, shtoi tutje.

Ylli nga ana tjetër nuk është shqetësuar nga kjo, pasi ka publikuar një mori fotografish e videosh nga pushimet.

Kjo vjen pas intervistës së ish-partnerit të saj, Zayn Malik, i cili u rikthye në ekran duke folur për jetën e tij pas gjashtë vitesh.