Florent Hadergjonaj ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në elitën e futbollit turk, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon këtë sezon.
Mbrojtësi kosovar realizoi golin e dytë për Alanyaspor në përballjen ndaj Konyaspor, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë në minutën e 80-të të takimit.
Me këtë realizim, Hadergjonaj e çon në tre numrin e golave sezonalë, duke dëshmuar se përveç kontributit në mbrojtje, është edhe një armë e rëndësishme në fazën sulmuese për skuadrën e tij. /GazetaExpress
🚨🚨| GOAL: FLORENT HADERGJONAJ DOUBLES THE LEAD.
Alanyaspor 2-0 Konyaspor
pic.twitter.com/Q7KgvEu5Zx— Futball Centa (@futballcenta) February 14, 2026