Hadergjonaj firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës së Turqisë - Gazeta Express
string(71) "hadergjonaj-firmos-kontrate-3-vjecare-me-klubin-e-superliges-se-turqise"

Hadergjonaj firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e Superligës së Turqisë

Gazeta Express

26/09/2020 8:55

Turqia “toka e premtuar” për futbollistët shqiptarë. Skuadra e Kasimpasas, e cila militon në Superligën e Turqisë, ka zyrtarizuar blerjen e Florent Hadërgjonajt, futbollistit të përfaqësueses së Kosovës.

26-vjeçari ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin turk, të cilit iu bashkua gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi nga Huddersfiedli.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i djathtë dardan tregoi cilësitë e tij në 13 ndeshjet e aktivizuara në pjesën e dytë të sezonit, duke i bindur drejtuesit e Kasimpasas që t’i bënin ofertën e duhur Huddersfieldit për kartonit e tij.