Hack the Crisis Kosova – gara online për sfidat e COVID19 - Gazeta Express
string(55) "hack-the-crisis-kosova-gara-online-per-sfidat-e-covid19"

Hack the Crisis Kosova – gara online për sfidat e COVID19

Gazeta Express

26/03/2020 20:26

Pandemia globale që ka prekur secilin prej nesh, ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme, e cila kërkon reagim të jashtëzakonshëm. E frymëzuar nga nismat në Finlandë, Estoni dhe Lituani, “Hack the Crisis Kosova” me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe partnerëve, synon të mbledh qytetarë nga e mbarë bota, me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve digjitale karrshi sfidave të shkaktuara nga virusi COVID-19.

Nëpërmjet thirrjes publike, Innovation Centre Kosovo fton qytetarët e Republikës së Kosovës, diasporën, komunitetin e biznesit, institucionet, donatorët, eskpertët e fushave të ndryshme, e studentët, që të bëhen bashkë për të përballuar dhe lehtë një ndër sfidat më serioze të dekadave të fundit.

Lexo Edhe:

“Është gjendje kritike, prandaj si popull dhe shoqëri e kemi për obligim kontributin që do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve, familjeve, bizneseve dhe shtetit. Pa marr parasysh profesionin, ne si ICK ftojmë gjithësecilin që të bëhet pjesë e lëvizjes “Hack the Crisis Kosova”, duke dhuruar kohë, dije e shkathtësi për të mirën e përgjithshme.” deklaroi z. Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së.

Edicioni i parë i “Hack the Crisis” do të përqendrohet në gjashtë (6) kategori: 1) Shëndetësia dhe Emergjencat; 2) Gjendja Sociale dhe Psikologjike; 3) Edukimi; 4) Ekonomia dhe e ardhmja e Bizneseve; 5) Qeverisja; dhe 6) Tjetër: shpik sfidën tënde.

Aktiviteti do të bahet online, prej 2-4 Prill, 2020, dhe të gjithë të interesuar për tu regjistruar si pjesëmarrës (me ekip), mentor apo mbështetës, duhet të klikojnë në KËTË link. Të gjithë aplikuesit do të kontaktohen dhe njoftohen me hapat e mëtutjeshëm.

Hack the Crisis Kosova është një nismë e komunitetit nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, Innovation Centre Kosovo, sektori i biznesit dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtine, GIZ Kosova, Ambasada e Norvegjisë, Zyra e BE në Kosovë.

*Organizatorët janë duke punuar vazhdimisht në popullimin e faqes me informata të reja, përfshirë të dhënat për aktivitetin, mentorët, mbështetësit dhe ecurinë e garës.