Habit Guardiola: Man City më shkarkon, nëse s’e eliminoj Real Madridin - Gazeta Express
string(67) "habit-guardiola-man-city-me-shkarkon-nese-se-eliminoj-real-madridin"

Habit Guardiola: Man City më shkarkon, nëse s’e eliminoj Real Madridin

Gazeta Express

13/02/2020 9:38

Pep Guardiola mendon se Manchester City do ta shkarkojë nga posti i trajnerit, nëse ai nuk ia del ta eliminojë Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

City ballafaqohet me Realin në fazën e 16 më të mirëve në garën elitare evropiane për klube, në një kohë kur po has në vështirësi për ta ruajtur formën e mirë, derisa skuadra e Zinedine Zidane është lidere në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola për Sky Sports, derisa argumentoi se nëse dështon ta fitojë këtë garë nuk do të thotë patjetër që ky do të jetë një sezon i dështuar për skuadrën e tij.

“Enderroj për këtë dhe jam i ngazëllyer për ta përgatitur ndeshjen kundër Real Madridit. Ky proces dhe këto dy javë deri në kohën e ndeshjes do të jenë javët më të lumtura të jetës sime”, shtoi ai.

“Nëse nuk e mposhtim Realin, atëherë kryetari apo drejtori sportiv do të vijë dhe do të më thotë: ‘kjo nuk mjafton, ne duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të të shkarkojmë’”, theksoi ai./Gazeta Express/