Habit ambientalisti shqiptar: George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë, e kanë pranuar - Gazeta Express
string(93) "habit-ambientalisti-shqiptar-george-washington-dhe-george-bush-ishin-shqiptare-e-kane-pranuar"

Gazeta Express

28/09/2022 19:12

Habit ambientalisti shqiptar: George Washington dhe George Bush ishin shqiptarë, e kanë pranuar

Gazeta Express

28/09/2022 19:12

Ambientalisti Sazan Guri thotë se, sipas disa fakteve historike, ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington dhe George W. H. Bush ishin shqiptarë.

“Euronews Albania”, Guri u shpreh se George Bush i ka thënë një mikut të tij se ishte shqiptar.

Ndërsa, sipas tij, George Washington ishte me prejardhje nga Sinica e Pejës. Guri tha se mamaja e George Washington emigroi në SHBA, aty ku u martua me një shtetas amerikan.

“George Washington nga Sinica e Pejës. Edhe George Bush. I tha një inxhinieri, shokut tim në Korfuz, unë jam nga Shqipëria, por nuk e di se kur kam ikur. Publikisht e ka thënë. Mamaja e George Washington, Maria, shkoi fillimisht në Angli, Skoci, Irlandë dhe ishin ndër të parët që shkuan nga Irlanda në Amerikë kur ishte kriza e patates.

U martua me të shoqin amerikan dhe ka lënë porosi sesi të mbahet Kosova dhe Shqipëria. Dwight D. Eisenhower i caktoi një fond Shqipërisë, por këta nuk i morën, thonin imperializmi amerikan. Ne kemi një akademi që quhet “Rrënjët tona” dhe na vijnë fakte nga e gjithë bota; kemi njerëz që punojnë në arkiva”, theksoi Guri.