Haaland u përgjigjet yjeve të PSG-së që e tallën dhe e imituan - Gazeta Express
string(62) "haaland-u-pergjigjet-yjeve-te-psg-se-qe-e-tallen-dhe-e-imituan"

Gazeta Express

01/05/2020 11:55

Haaland u përgjigjet yjeve të PSG-së që e tallën dhe e imituan

Gazeta Express

01/05/2020 11:55

Ylli i Dortmundit, Erling Haaland, thotë se nuk është prekur nga talljet dhe imitimet që ia bënë lojtarët e Paris Saint-Germainit, duke thënë se kjo i ndihmoi atij ta përçojë në botë mesazhin që meditimi është një gjë e rëndësishme,

Dy golat e shënuara nga Erling Haaland ia kishin dhënë Dortmundit epërsinë me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, para ndeshjes kthyese që u zhvillua pa tifozë në Francë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Haaland është i njohur edhe për festimin e tij të zakonshëm – qëndrim në pozitë meditimi – dhe Neymari e imitoi sulmuesin në minutën e 26-të, duke festuar njëjtë si norvegjezi pas golit të tij të parë.

Ky veprim u vlerësua i çuditshëm nga tifozët në rrjete sociale për shkak se në stadium nuk kishte tifozë, mirëpo gjërat u bënë edhe më të çuditshme pas përfundimit të ndeshjes, pasi që festimin e Haalandit e imituan të gjithë lojtarët e PSG-së.

Megjithatë, pas ndeshjes u zbulua se ky veprim i skuadrës së PSG-së u shkaktua nga një postim i Haalandit në llogarinë e tij në Snapchat.

“Qyteti im, jo i juaji” kishte shkruar Haaland, mbi një fotografi ku ai e mbante veshur në bluzë të Dortmundit dhe e kishte ilustruar me fjalën “Paris”, duke e zëvendësuar A-në me Kullën Eiffel.

Me këtë fotografi, Haalandi sugjeroi se ai do të jetë sërish dominues kundër lojtarëve si Neymari e Kylian Mbappe, edhe pse ndeshja do të zhvillohej në shtëpinë e këtyre të fundit. Por, në fund fitoi PSG-ja dhe lojtarët e shfrytëzuan këtë mundësi për t’u tallur me norvegjezin.

“Mendoj ajo më ndihmoi shumë ta rris famën e meditimit në botë dhe t’i tregoj të gjithë botës së meditimi është një gjë e rëndësishme”, ka thënë Haalandi.

“Kështu që jam i lumtur që ata më ndihmuan ta përçoj këtë mesazh në botë”. /Gazeta Express/