"Haaland s’mund, s’dëshiron dhe s’do të largohet nga Dortmundi" - Gazeta Express
string(57) "haaland-smund-sdeshiron-dhe-sdo-te-largohet-nga-dortmundi"

“Haaland s’mund, s’dëshiron dhe s’do të largohet nga Dortmundi”

Sport

Gazeta Express

25/02/2021 22:43

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussias së Dortmund dhe një personazh historik i klubit, iu përgjigj fjalëve të Mino Raiolas, manaxherit të Erling Halaandit. Përfaqësuesi i norvegjezit i tha BBC-së se ka “një maksimum prej dhjetë skuadrash” të gatshme për të marrë talentin 20-vjeçar. Zorc u përgjigj duke e siguruar atë se “Haaland nuk mund, nuk dëshiron dhe nuk do të ndryshojë klub” sepse, sipas tij, nuk ka asnjë institucion më të mirë se Borussia për sulmuesin.

Legjenda e BVB respekton fjalët e Raiola-s, sikurse e citon gazeta “Kicker”:

Lexo Edhe:

“Nuk më shqetëson aspak. Nuk mendoj se bëjnë bujë. Ato ishin deklarata krejtësisht normale. Nuk ka aspak qëllime të këqija”.

Shënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave i klubit është krenar për formën e shkëlqyer të Haalandit: “Ne jemi të lumtur që kemi Erlingun këtu. Ai ka shënuar më shumë në ndeshjet e fundit dhe ka treguar vlerat e tij për ne. Ka kontratë me BVB deri në vitin 2024” .

Zorc është plotësisht optimist për vazhdimësinë e “yllit” norvegjez në Dormtund:

“Mund të them se ne vazhdojmë të mbështetemi tek ai. Gjithashtu mendoj se ai ndihet mirë këtu, në Dortmund”.

A do ta jetë e detyruar Borussia ta shesë sulmuesin nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions sezonin e ardhshëm? Zorc e bën të qartë se moskualifikimi në kompeticionin më të rëndësishëm për klube nuk do të ndikonte aspak në vendimin e Haalandit apo të klubit:

“Ne supozojmë se, në fund të fundit, do ta arrijmë qëllimin tonë për t’u kualifikuar në Champions League. Kuk kam asnjë dyshim për këtë dhe çfarëdo që të ndodhë, Erling do të vazhdojë me ne”.