Haaland me poker në fitoren e Dortmundit kundër Herthas - Gazeta Express
string(55) "haaland-me-poker-ne-fitoren-e-dortmundit-kunder-herthas"

Gazeta Express

21/11/2020 22:28

Haaland me poker në fitoren e Dortmundit kundër Herthas

Gazeta Express

21/11/2020 22:28

Borussia Dortmund ka fituar me rikthim kundër Hertha Berlinit me rezultat 2-5. Kunha shënoi dy golat   për Herthan kurse për Dortmund katër gola i shënoi Haaland dhe njw Guerrriro.

Borussia Dortmund ka shënuar një fitore të rëndësishme kundër Hertha Berlinit për t’u ngritur në vendin e dytë.

Lexo Edhe:

Hertha ishte shumë më e mirë në pjesën e parë dhe shënoi një supergola me Kunhan në minutën e 33-të.

Pjesa e dytë ishte e tëra e sulmuesit norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi 4 gola.

Brenda një minutë e gjysmë ai shënoi dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 48-të kurse goli i dytë në minutën e 49-të.

Haaland e kompletoi het-trikun në minutën e 63-të.

Minutat e tjerë të pjesës së dytë prapë i takuan Dortmundit të cilët patën disa raste të mira për shënim.

Kështu në minutën e 70-të gol shënoi edhe sulmuesi tjetër i ri i Dortmund, Gurreiro.

Hertha do ta ngushtonte epërsinë me një gol në minutën e 79 nga penalltia ku do të shënonte Kunha.

Por, Haaland do të shënonte një minutë pas në minutën e 80-të.  

Kjo fitore e ngrit Dortmundin në vendin e dytë ku ka një pikë më pak se Bayern Munchen që barazoi sonte kundër Werder Bremen. /GazetaExpress/