string(85) "haaland-i-sinqerte-sezon-i-tmerrshem-tash-duam-ta-sjellim-ne-shtepi-se-paku-nje-trofe"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 14:32

Haaland i sinqertë: Sezon i tmerrshëm, tash duam ta sjellim në shtëpi së paku një trofe

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 14:32

Erling Haaland e ka dhënë një intervistë të gjatë për “BBC Sport” ku ka folur për “sezonin e tmerrshëm” të Manchester Cityt, i cili mund të mbyllet me triumfin në FA Cup dhe me pozitën e tretë në renditje.

“Ky sezon ishte i vështirë. Nuk është ndjenjë e mirë të humbësh aq shumë ndeshje. Është e dhimbshme dhe nuk është zbavitëse. Ja pse duhet ta mbyllim sezonin mirë dhe ta sjellim në shtëpi një trofe. Është një ndjenjë e mirë të arrish në Wembley dhe është gjithmonë e rëndësishme të fitosh”, deklaroi sulmuesi norvegjez, përcjell “Gazeta Express”.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mbetur 18 pikë prapa Liverpoolit, ndërsa ishte kampione e Anglisë në katër sezonet e fundit, ndërsa e kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

“Nëse nuk i fiton pesë tituj nuk do të jetë një sezon i suksesshëm, këta janë standardet që i kemi vendosur. Nuk kemi bërë mirë mjaftueshëm në kampionat, por shpresojmë ende që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. Crystal Palace është një skuadër vërtet e vështirë për t’u përballur me të. Në ‘Selhurst Park’ kemi barazuar dhe na ka shkaktuar vështirësi në ‘Etihad’. Është një skuadër fantastike me lojtarë kualitativë”, vazhdoi ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit.

“Ne nuk ishim mjaftueshëm stabilë në këtë sezon dhe nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje, është e thjeshtë. Duhet të luajmë më mirë në ndeshjet më të rëndësishme. Nuk kemi fituar mjaftueshëm ndeshje radhazi. Natyrisht, kishim edhe lëndime gjatë tërë sezonit. Por, nuk duhet të kërkojmë arsye. Nuk e kemi dhënë maksimumin dhe nëse nuk je në më të mirën tënde, Premierliga është mjaft e vështirë”, përfundoi Haaland. /Gazeta Express