Haaland dhe Dortmund e nisin me këmbë të mbarë në Champions League - Gazeta Express
string(66) "haaland-dhe-dortmund-e-nisin-me-kembe-te-mbare-ne-champions-league"

Haaland dhe Dortmund e nisin me këmbë të mbarë në Champions League

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 20:40

Dortmundi e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka rrëmbyer pikët e plota duke e mundur 2-1 në udhëtim Beshiktashin.

Lexo Edhe:

Edhe në këtë ndeshje, nuk harroi për të shënuar sulmuesi, Erling Haaland, që ashtu si sezonin e kaluar, edhe në këtë start të sezonit është në formë të lart.

Ai shënoi golin për 2-0 në fund të pjesës së parë, derisa për 1-0 shënoi Jude Bellingham.

Në pjesën e dytë, vendasit që bën paraqitje për t’u lavdëruar, tentuan të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes, por shënuan vetëm një gol, në min e 94′, për rezultatin përfundimtar 2-1.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Francisco Montero.

Në ndeshjen tjetër të Grupit A, do të përballen nga ora 21:00 Manchester City me RB Leipzig. /Gazeta Express/