“Ha mish derri” – presidenti i klubit i ndjek lojtarët myslimanë me një proshutë, shkakton stuhi në Spanjë - Gazeta Express
string(101) "ha-mish-derri-presidenti-i-klubit-i-ndjek-lojtaret-myslimane-me-nje-proshute-shkakton-stuhi-ne-spanje"

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 8:49

“Ha mish derri” – presidenti i klubit i ndjek lojtarët myslimanë me një proshutë, shkakton stuhi në Spanjë

Sport

Gazeta Express

13/04/2026 8:49

Rasti ka shkaktuar indinjatë të madhe në futbollin spanjoll dhe e përfshin Colonia Moscardó, klub i kategorisë së katërt që ka përfunduar në qendër të polemikave pas publikimit të një videoje promovuese të konsideruar fyese dhe diskriminuese.

Në përmbajtjen, e cila më pas u fshi nga rrjetet sociale, presidenti i klubit Javi Poves shfaqet duke i ndjekur disa lojtarë të besimit mysliman me një proshutë iberike, në kuadër të asaj që ishte prezantuar si një “nismë promovuese” e lidhur me një shpërblim për ndeshjen e ardhshme.

Në video dëgjohet edhe fraza “ha mish derri”, element që menjëherë ka nxitur kritika dhe akuza për përmbajtje me sfond fetar dhe diskriminues, përcjell “Gazeta Express”.

Reagimi i opinionit publik ka qenë i menjëhershëm, duke e detyruar klubin ta fshijë videon.

Vetë Poves më pas është përpjekur të mbrohet: “Ishte diçka argëtuese… e hoqëm sepse nuk u pëlqeu të gjithëve, por mendoj se disa duan ta përdorin për ta sulmuar Moscardón”, deklaroi ai.

Më tej shtoi: “Nëse dikush është ndier i ofenduar më vjen keq, por besoj se po shikohet në drejtimin e gabuar.”

Nuk është hera e parë që presidenti përfundon në qendër të polemikave.

Edhe në të kaluarën ai ka qenë protagonist i deklaratave kontroverse dhe iniciativave mediatike që kanë tërhequr kritika dhe sanksione nga autoritetet e futbollit.

Ai mund të suspendohet deri në 2 vjet nga Federata Spanjolle e Futbollit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement