Situata mes Viktor Gyökeres dhe Sporting CP po tensionohet edhe më shumë. Sulmuesi suedez nuk është paraqitur sërish në fazën përgatitore të ekipit, duke forcuar zërat për largimin e tij të mundshëm drejt Arsenalit.
Presidenti i Sportingut, Frederico Varandas, ka reaguar me një deklaratë të ashpër ndaj sjelljes së lojtarit dhe negociatave me klubin londinez.
“Nëse ata nuk duan të paguajnë vlerën reale të tregut për Viktorin, mirë… këtu tek Sportingu jemi shumë rehat me idenë që Gyökeres të qëndrojë edhe për tre vitet e ardhshme,” u shpreh Varandas.
Ai shtoi se kjo strategji e lojtarit vetëm po e bën më të vështirë largimin e tij: “Askush këtu nuk është mbi interesat e klubit, kushdo qoftë. Kjo qasje vetëm po e komplikon situatën për lojtarin.”
Presidenti i Sportingut paralajmëroi se gjithçka do të zgjidhet me mbylljen e merkatos: “Jemi shumë të qetë, gjithçka do të përfundojë me një gjobë të majme dhe një kërkimfalje ndaj grupit.”
Për momentin, Gyökeres duket i vendosur të largohet, por Sporting nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë kusht që nuk përputhet me interesat e klubit.