Gyokeres e ka prioritet Arsenalin - Gazeta Express
string(33) "gyokeres-e-ka-prioritet-arsenalin"

Futboll

Gazeta Express

14/06/2025 20:46

Gyokeres e ka prioritet Arsenalin

Futboll

Gazeta Express

14/06/2025 20:46

Sipas raportimeve të fundit nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sulmuesi suedez Viktor Gyökeres e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pavarësisht interesimit serioz të Manchester United gjatë javëve të fundit.

Gyökeres, i cili ka shkëlqyer me Sporting Lisbonën këtë sezon, shihet si një alternativë kryesore për repartin ofensiv të “Topçinjve”, sidomos pasi bisedimet me Benjamin Šeško ende nuk kanë rezultuar me një marrëveshje përfundimtare.

Arsenali vazhdon të analizojë situatën në treg dhe, sipas Romanos, emri i Gyökeres mbetet gjithmonë në listën e opsioneve të preferuara për repartin e sulmit.

Nga ana tjetër, Manchester United ende e vlerëson lart 26-vjeçarin, por brenda klubit ekziston bindja se transferimi është tashmë i pamundur, duke parë përparësinë që Gyökeres i ka dhënë kalimit në “Emirates”.

Me një klauzolë lirimi që kap vlerën mbi €100 milionë, Gyökeres do të ishte një investim i madh për Arsenalin, por edhe një sinjal i qartë për synimet e tyre në sezonin e ri – garën për titull dhe një rikthim të fortë në Ligën e Kampionëve.

Tash për tash, Arsenali është favorit i qartë në këtë garë, dhe mbetet të shihet nëse do të konkretizojnë interesimin me një ofertë zyrtare në javët në vijim.