GUXO preferon datën 28 dhjetor për zgjedhjet, Peci thotë se është më e përshtatshmja për qytetarët dhe mërgatën - Gazeta Express
string(110) "guxo-preferon-daten-28-dhjetor-per-zgjedhjet-peci-thote-se-eshte-me-e-pershtatshmja-per-qytetaret-dhe-mergaten"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:48

GUXO preferon datën 28 dhjetor për zgjedhjet, Peci thotë se është më e përshtatshmja për qytetarët dhe mërgatën

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 11:48

Faton Peci, nga GUXO, ka thënë se ata preferojnë datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Këto deklarata ai i dha pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin, dhe liderët e tjerë të partive politike.

‘’Pat diskutime të ndryshme se kur është opsioni më optimal dhe më i favorshëm për qytetarët e Kosovës. Ne si GUXO kemi mbrojte qëndrimin se mes datës 21 dhjetor dhe 28 dhjetor, kemi preferuar datën 28. Arsyeje janë të thjeshta, për shkak se KQZ ende nuk ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve lokale,.

Për shkak të nevojës të kemi koordinimin dhe përgatitje më të mirë të KQZ edhe të partive, dhe njëkohësisht dhe për nevojën e organizimi t më të mirë në nivelë të ambasadave dhe të konsullatave në vende të BE’, SHBA’së. Ky është propozimi jonë.

Ne mendojmë se data më e favorshmja, më e përshtatshmja, për qytetarin, për mërgatën, për institucionin, është data 28 dhjetor’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress