Guvernatori i Nju-Jorkut: Do t'i rikontrollojmë vaksinat e vlerësuara nga administrata Trump - Gazeta Express
string(90) "guvernatori-i-nju-jorkut-do-ti-rikontrollojme-vaksinat-e-vleresuara-nga-administrata-trump"

Guvernatori i Nju-Jorkut: Do t’i rikontrollojmë vaksinat e vlerësuara nga administrata Trump

Gazeta Express

24/09/2020 23:38

Shteti i Nju Jorkut do të rikontrollojë besueshmërinë e vaksinave COVID-19 të vlerësuara nga Uashingtoni, para se t’ia shpërndajë ato 20 milionë banorëve të tij, tha sot guvernatori i shtetit Andrew Cuomo.

“Unë nuk do t’i besoj qeverisë për sigurinë e vaksinës dhe nuk do t’ua rekomandoj njujorkezëve”, tha në një konferencë shtypi guvernatori demokrat, i cili e akuzon Trump dhe qeverinë e tij republikane se kanë përkeqësuar pandeminë e koronavirusit të ri nga menaxhimi i tyre i politizuar i krizës.

Lexo Edhe:

Këto deklarata konfirmojnë rritjen e mosbesimit në lidhje me vaksinat e ardhshme në SHBA.

Një sondazh i publikuar më 17 shtator nga Instituti Pew tregoi se gjysma e amerikanëve do të refuzojnë të vaksinohen, nëse një vaksinë do të jetë në dispozicion tani, një përqindje që është dyfishuar që nga maji.