Guvernatori i Nju Jorkut anuloi një dasmë me 10.000 të ftuar dhe njoftoi masat e reja për qytetin - Gazeta Express
string(97) "guvernatori-i-nju-jorkut-anuloi-nje-dasme-me-10-000-te-ftuar-dhe-njoftoi-masat-e-reja-per-qytetin"

Gazeta Express

17/10/2020 23:06

Guvernatori i Nju Jorkut anuloi një dasmë me 10.000 të ftuar dhe njoftoi masat e reja për qytetin

Gazeta Express

17/10/2020 23:06

E gjithë bota është duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të të infektuarve nga Covid-19.  Edhe Nju Jorku është duke u përballur me një agravim të pandemisë ku së fundmi Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo i cili u detyrua të njoftonte një strategji të re për të luftuar Covid-19.

I nxitur dhe nga  ngjarja që zbuluam të një dasme në Brooklyn ku po planifikohej që të merrnin pjesë 10.000 pjesëmarrës Cuomo bëri të ditur se do të lejohen vetëm mikro grupet.

Lexo Edhe:

Zyra e Sherifit të Qarkut Rockland informoi autoritetet për dasmën që do të zhvillohej ditën e hënë ku menjëherë komisioneri shtetëror i shëndetit nënshkroi urdhrin për të ndaluar dasmën.

Guvernatori tha që aty ku do të jenë mikro grupet do të shpallen “zona të kuqe”. Zonat në kufi të zonave të kuqe do të konsiderohen “zona portokalli” në varësi të numrit të së infektuarve me COVID-19 dhe zonat jashtë zonave tampon do të jenë “zona të verdha”.

Gjithashtu Guvernatori njoftoi se duke filluar nga 23 Tetori, kinematë jashtë qytetit mund të rihapen me kapacitetet 25% me deri në 50 persona.

Distancimi i detyrueshëm shoqëror dhe masat e tjera paraprake gjithashtu do të zbatohen.