Guvernatori i New York-ut: Katër të pestat e pacientëve që kanë nevojë për ventilues, do të vdesin - Gazeta Express

Guvernatori i New York-ut: Katër të pestat e pacientëve që kanë nevojë për ventilues, do të vdesin

Lajme

Gazeta Express

02/04/2020 8:36

Në një parashikimet më të vrazhda të epidemisë, guvernatori i New York, Andrew Cuomo, tha sot se katër të pestat e pacientëve të koronavirusit që kanë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, do të vdesin nga Covid-19.

Cuomo ofroi parashikimin e tij alarmues në konferencën e përditshme të shtypit teksa shtetet amerikane po përpiqen të shtojnë si të munden masën e pajisjeve shpëtimtare të frymëmarrjes.

“Të vdekurit në New York nga koronavirusi janë ata që kanë marrë frymë me ventilatorë për një kohë të gjatë. Nëse hyn në ventilator ke vetëm 20% shanse se do të dalësh prej tij”, tha Cuomo duke përsëritur modelin e parashikaur nga kreu i Microsoft, Bill Gates i cili tha se rreth 100,000 amerikanë do të vdesin nga sëmundja.

Guvernator Cuomo dukej se kishte në fokus sulmet ndaj presidentit Trump për pretendimet se SHBA do të mundë pandeminë muajin që vjen: “Ne nuk mund të ndahemi nga faktet, ndryshe kalojmë në irracionalitet. Faktet që po u ofrojmë njerëzvetë këtij vendi nuk janë as optomiste as pesimiste. Janë informacioni më i mirë që kemi”, tha ai. /tch