Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka kritikuar ashpër komunitetin ndërkombëtar për mbylljen e syve ndaj vuajtjes së palestinezëve që po vdesin nga uria në Rripin e Gazës, duke e quajtur këtë një “krizë morale që sfidon ndërgjegjen globale.”
“Nuk mund ta shpjegoj nivelin e indiferencës dhe mosveprimit që shohim nga shumë pjesë të komunitetit ndërkombëtar – mungesën e dhembshurisë, mungesën e së vërtetës, mungesën e njerëzimit,” është shprehu Guterres gjatë një fjalimi me videolidhje në asamblenë globale të Amnesty International.
“Kjo nuk është thjesht një krizë humanitare. Kjo është një krizë morale që sfidon ndërgjegjen globale. Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin në çdo mundësi,” ka shtuar tutje ai.
Guterres poashtu ka thënë se, edhe pse ka dënuar vazhdimisht sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit – sulm që shkaktoi luftën në territorin palestinez – “asgjë nuk mund të justifikojë shpërthimin e vdekjes dhe shkatërrimit që ka ndodhur më pas. Shkalla dhe përmasat janë përtej gjithçkaje që kemi parë kohët e fundit,” ka thënë ai.