Gurthemelet në Mitrovicë, KFOR: Kemi prezencë të përhershme mbi Urën kryesore të Ibrit dhe zonat përreth, monitorojmë vazhdimisht situatën - Gazeta Express
string(135) "gurthemelet-ne-mitrovice-kfor-kemi-prezence-te-perhershme-mbi-uren-kryesore-te-ibrit-dhe-zonat-perreth-monitorojme-vazhdimisht-situaten"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 19:07

Gurthemelet në Mitrovicë, KFOR: Kemi prezencë të përhershme mbi Urën kryesore të Ibrit dhe zonat përreth, monitorojmë vazhdimisht situatën

Lajme

Gazeta Express

03/07/2025 19:07

Qeveria e Kosovës që vazhdon të drejtohet nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, pasi ka dështuar që ta hapë në mënyrë të njëanshme Urën kryesore të Ibrit, ka vendosur që në të dy anët e saj, të ndërtojë dy ura të reja. Për këtë, Kurti bashkë me ministra e deputetë kishte udhëtuar për në Mitrovicë të martën pasdite, ku edhe do të hidhnin lopatat me beton, në dy gurthemele.

Besnik Velija

Sipas Kurtit s’ka asgjë të keqe nga krijimi i urave, ndërkohë për Urën kryesore e Ibrit, ka thënë do të hapet edhe ajo dhe se po insistojnë vazhdimisht për një gjë të tillë.

Duke folur për këtë ditë të vendosjes së gurthemeleve dhe aspektit të sigurisë, KFOR në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se atë ditë s’ka pasur ndonjë incident që ka afektuar misionin dhe se vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të mbajnë prezencë të duhur në terren, përmes patrullave të rregullta dhe aktiviteteve trajnuese.

“Ne kemi një prezencë të përhershem dhe të dukshme- përmes Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe, në Urën Austerlitz [Emri për Urën e Ibrit], dhe në zonat përreth”, ka thënë një zëdhënës i KFOR-it për Gazetën Express.

“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet lokale, në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, ka përdunduar KFOR për Express.