Guri – VV’së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së - Gazeta Express
string(83) "guri-vvse-mos-pritet-me-fsheh-marreveshjen-me-listen-serbe-pas-deputeteve-te-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 20:37

Guri – VV’së: Mos pritët me fsheh marrëveshjen me Listën Serbe pas deputetëve të LDK-së

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 20:37

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se vota e tij kundër për propozimin e Albulena Haxhiut nga radhët e VV-së për kryetare të kuvendit, do të jetë publike, jo vetëm para mediave por edhe para qytetarëve që e votuan atë.

Guri i është drejtuar VV-së duke i thënë se mos kanë pritur që marrëveshjen me Listën Serbe ta fshehin pas deputetëve të LDK-së.

‘‘Natyrisht që vota ime KUNDËR do të jetë publike. Jo vetëm para mediave, po edhe para 18.752 qytetarëve që më votuan, e që ju më 9 shkurt i quajtët hajvanë.

Mos pritët me i fsheh pas deputetëve të LDK-së, marrëveshjen me listën serbe’’, ka shkruar ai.