Guri e "sfidon" VV'në për emrin e kandidatit për Kryeparlamentar: Agim Bahtirin do ta votoja, qëndrim personal - Gazeta Express
string(65) "guri-thote-se-do-ta-votonte-agim-bahtirin-per-kryetar-te-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 14:48

Guri e “sfidon” VV’në për emrin e kandidatit për Kryeparlamentar: Agim Bahtirin do ta votoja, qëndrim personal

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 14:48

Sot nga ora 15:00, Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë vazhdimin e katërt të seancës konstituive, pas tri tentimeve të pasuksesshme për konstituim. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sërish do ta propozojë deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit, pavarësisht se në seancën e fundit ajo mori vetëm 57 vota – nga 61 sa nevojiten për t’u zgjedhur.

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka konfirmuar se qëndrimi i subjektit të tij mbetet i pandryshuar dhe se nuk do të mbështesin kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Ndër të tjera, Guri përmendi edhe një preferencë personale për kryetar të Kuvendit.

“Tash po foli qëndrim temin personal, jo të partisë. Unë do ta votoja Agim Bahtirin, nëse e kishin propozu”, ka thënë Guri. /Dukagjini

Advertisement
Advertisement
Advertisement