Guri: LVV s'ka interes për zhbllokimin e situatës, shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë - Gazeta Express
string(114) "guri-lvv-ska-interes-per-zhbllokimin-e-situates-shqetesues-numri-i-vogel-i-deputeteve-qe-po-marrin-pjese-ne-seance"

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 12:00

Guri: LVV s’ka interes për zhbllokimin e situatës, shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancë

Lajme

Gazeta Express

15/06/2025 12:00

Deputeti i LDK-së, Paris Guri e quajti “shqetësues” numrin e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, që u ndërpre sot për herë të 32-të.

Guri tha se LVV-ja tashmë nuk kanë interes as të marrin pjesë në seancë.

“Siç po e shihni, është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendi dhe të zhbllokohet kjo situatë. Kryeministri në detyrë, partia Vetëvendosje, përveçse nuk kanë interes për zhbllokimin e kësaj situate, ata tashmë nuk kanë interes as me pjesëmarrje në seancën e Kuvendit. Kështu që është jashtëzakonisht shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancat e Kuvendit”, tha ai.