Guri - Kurtit: Qysh me truproje në vendin më të sigurt të shtetit, a të erdhi marre kur i pe prokurorët e gjyqtarët - Gazeta Express
string(111) "guri-kurtit-qysh-me-truproje-ne-vendin-me-te-sigurt-te-shtetit-a-te-erdhi-marre-kur-i-pe-prokuroret-e-gjyqtaret"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 12:55

Guri – Kurtit: Qysh me truproje në vendin më të sigurt të shtetit, a të erdhi marre kur i pe prokurorët e gjyqtarët

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 12:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u kritikua pasi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin në të cilin ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.

Kurti u paraqit në Gjykatë, ndërsa pati reagime të shumta për faktin se ai po refuzon të dëshmojë në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj një detaji tjetër nga paraqitja e Kurtit në Gjykatë. Ai u pa i rrethuar nga shumë truproja, derisa tre nga ata e shoqëruan edhe brenda derisa u ul në sallë.

Guri e ka e ka pyetur nëse i ka ardhur turp kur i ka parë gjyqtarët e prokurorët, për të cilët thoshte se ata duhet të kenë mbrojtje të afërt e jo kryeministri.

“Qysh bre kryeministër, me truproje ne vendin ma të sigurt të shtetit. A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtaret, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat”, ka shkruar Guri.