string(108) "guri-i-drejtohet-kushtetueses-po-mos-te-ishte-gjuha-shqipe-maqedonia-e-veriut-do-te-ishte-pa-historine-e-saj"

Maqedoni

Gazeta Express

10/03/2025 12:35

Guri i drejtohet Kushtetueses: Po mos të ishte gjuha shqipe, Maqedonia e Veriut do të ishte pa historinë e saj

Maqedoni

Gazeta Express

10/03/2025 12:35

Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës në lidhje me gjuhën shqipe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, ASHAM-it dhe Presidencës.

“Po të mos jetë populli shqiptar, po të mos jetë gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Maqedonia do të jetë pa historinë e saj , sepse është ky popull dhe kjo gjuhë, që bën lidhjen e Maqedonisë së sotme, me Maqedoninë e Aleksandërit të Madh”, thotë mes tjerash Guri në video.