İlkay Gündogan e ka marrë rrugën drejt Stambollit.
Futbollisti i Barcelonës është parë në aeroport derisa po shkonte drejt qytetit turk.
Në javët e fundit ishte folur për një ofertë të Galatasarayt për mesfushorin gjerman me prejardhje turke, ndërsa atë e do edhe Jose Mourinho në Fenerbahçe.
Por, nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim pasi Gündogan i ka dy ditë pushim me Barcelonën dhe sipas mediave spanjolle ideja e lojtarit është që të qëndrojë tek katalunasit, së paku për momentin.
Sipas mediumit “Mundo Deportivo”, lojtari në fakt e ka informuar klubin e La Ligas përmes menaxherëve të tij që nuk e ka ndërmend të lëviz nga Katalunia, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe drejtori sportiv Deco ka bërë me dije se nuk dëshiron t’i dëgjojë ofertat eventuale që mund të arrijnë në drejtim të tij.
Pas lëndimit të Fred, trajneri Mourinho e ka zgjedhur ish-futbollistin e Manchester Cityt, të cilin e konsideron si lojtarin e duhur për ta drejtuar mesfushën duke e pasur parasysh kreativitetin e tij. /Gazeta Express/
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...