Gundogan e merr rrugën drejt Stambollit - Gazeta Express
string(41) "gundogan-e-merr-rrugen-drejt-stambollit-2"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 15:58

Gundogan e merr rrugën drejt Stambollit

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 15:58

Galatasaray është i gatshëm ta bëjë një goditje absolutisht prestigjioze.

Ilkay Gundogan, mesfushor gjerman me prejardhje turke dhe kapiten i Kombëtares, do të zbarkojë sot në Stamboll rreth orës 16:00 për t’u lidhur edhe zyrtarisht me klubin Kuq e Verdhë.

Machester City, klub aktual i tij, në fakt e ka dhënë dritën e gjelbër që ia mundëson lojtarit ta marrë rrugën drejt Turqisë për t’i definuar detajet e fundit të këtij transferimi, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori kreativ do të nënshkruajë me klubin turk deri në qershor të vitit 2027.

Kjo do të jetë një marrëveshje së cilës po i gëzohet jo vetëm Galatasaray, por krejt futbolli turk, i cili sigurisht se ngritet me lojtarë të nivelit të tillë.

Gundogan, 34 vjeç, e mban pas shpine një karrierë të nivelit të lartë, me mbi një dekadë në majat e futbollit evropian.

Pas fillimeve të tij me Bochumin dhe shpërthimit me fanellën e Borussia Dortmundin e Jurgen Kloppit, mesfushori ishte bërë lider i Mnachester Cityt të Pep Guardiolës.

Me “Citizens” e kishte fituar Premierligën, FA Cup, e mbi të gjitha Ligën e Kampionëve në vitin 2023.

Më pas kishte përfunduar përkohësisht në Barcelonë, për t’u rikthyer përsëri në “Etihad Stadium”. /Gazeta Express