Guinea fiton ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(25) "guinea-fiton-ndaj-kosoves"

Guinea fiton ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 17:58

Guinea e ka mposhtur Kosovën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Antalya të Turqisë me rezultat 1:2.

“Dardanët” ia dolën ta mbanin portën e paprekur në 45 minutat e parë. Guinea pati dy raste të mira shënimi, por njëra shkoi mbi portë dhe tjetrën e priti Visar Bekaj.

Lexo Edhe:

Në pjesën e dytë, Guinea realizoi dy herë kurse “Dardanët” një herë. Fillimisht, ata realizuan në minutën e 60-të përmes Kouyate, i cili u asistua nga Konate, shkruan Gazeta Express.

Gjashtë minuta më vonë u akordua penallti për Guinean. Nga 11 metërshi i saktë u tregua Kante. Në minutën e 93-të Arb Manaj ngushtoi epërsinë, por ishte vonë për të bërë diçka më shumë.

Kështu, Kosova regjistron humbjen e parë në ndeshjet e qershorit, pas dy fitoreve ndaj San Marinos dhe Maltës. Por, në dy ndeshjet që i zhvillojnë në Turqi, Challandes ka ftuar një ekip krejt tjetër, me shumë futbollistë të Superligës së Kosovës.

Madje, FFK në njoftimin për formacionin zyrtar iu referua ekipit si Kombëtarja B, ndonëse nuk e kishte përdorur më herët këtë term.

Po ashtu në transmetim direkt në pjesën e parë ishte e shkruar Kosova B, por në të dytën iu hoq shkronja B. /Gazeta Express/