“Gucci” zgjon debat, sjell pantallona me njolla prej bari - Gazeta Express
string(54) "gucci-zgjon-debat-sjell-pantallona-me-njolla-prej-bari"

Gazeta Express

24/09/2020 15:01

“Gucci” zgjon debat, sjell pantallona me njolla prej bari

Gazeta Express

24/09/2020 15:01

Gazetare: Albulena Demaku

Marka italiane e modës luksoze, Gucci, ka ngjallur polemika me linjën e saj të re të produkteve për vjeshtën e vitit 2020.

Lexo Edhe:

Në këtë linjë përfshihen pantallona të cilat duken të kenë njolla bari mbi to.

Në vitin 2017, shitësi me pakicë i kompanisë Nordstrom bëri titujt e lajmeve për shitjen e pantallonave të zhytura në baltë për një shumë prej 425 dollarësh. Ndërsa, butiku Onomichi Denim Project ka kohë që shet pantallona premium që janë veshur nga dikush për të paktën një vit.

Tani, shtëpia e modës italiane Gucci ka lëshuar një palë pantallona të punuara posaçërisht me një efekt të njollosur me bari mbi to.