Gucati kërcënohet ‘‘me burg ose litar’’, i publikon komentet: S’lejoj që të na ndalin, ne luftojmë për të drejtat e atyre që meritojnë respekt - Gazeta Express
string(135) "gucati0-kercenohet-me-burg-ose-litar-i-publikon-komentet-slejoj-qe-te-na-ndalin-ne-luftojme-per-te-drejtat-e-atyre-qe-meritojne-respekt"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 22:34

Gucati kërcënohet ‘‘me burg ose litar’’, i publikon komentet: S’lejoj që të na ndalin, ne luftojmë për të drejtat e atyre që meritojnë respekt

Lajme

Gazeta Express

16/01/2026 22:34

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, ka publikuar në rrjetin e tij social disa komente kërcënuese ndaj tij.

Në mesin e tyre, ka edhe kërcënime të tipi me burg ose me litar.

Postimi i Gucatit:

Gezim Bashota po më kercënon me burg ose me varje në litar, por nuk do të ndalem asnjëherë në mbrojtjen e interesave të veteranëve. Edhe nëse duhet të protestoj, do ta bëj pa hezitim, sepse është e drejtë e çdokujt të kërkojë dhe të mbrojë ato që u takojnë. Shikoni komentet e disa individëve, që më akuzojnë se jam i paguar nga Serbia dhe kërkojnë burgosjen dhe varjen time. Nuk do të lejojmë që këto fyerje të na ndalin, sepse ne luftojmë për të drejtat e atyre që e meritojnë respektin dhe nderimin!

Advertisement
Advertisement
Advertisement