Gucati thotë se Haga mund ta lirojë Hashim Thaçin që të shkojë te varri i babait dy ditë pasi të kryhet funerali - Gazeta Express
string(112) "gucati-thote-se-haga-mund-ta-liroje-hashim-thacin-qe-te-shkoje-te-varri-i-babait-dy-dite-pasi-te-kryhet-funerali"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 0:08

Gucati thotë se Haga mund ta lirojë Hashim Thaçin që të shkojë te varri i babait dy ditë pasi të kryhet funerali

Lajme

Gazeta Express

18/03/2025 0:08

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së, nga përvoja që ka me Gjykatën Speciale deklaroi se ish-presidentin Thaçi, Specialja mund ta lejojë të vijë në Kosovë dy ditë pasi të kryhet varrimi i babait të tij.

Gucati tha se Thaçin do ta lejojnë të shkojë tek varri i babait pasi të kryhet funerali.

 “Nuk besoj që do ta lejojnë për të pame, besoj që do të jetë i njëjti rast qysh ka qenë rasti im, i Veselit, Krasniqit dhe Haxhi Shalës. Kjo Gjykatë mund të lejojë pas dy ditësh që z.Thaçi të vijë në Burojë tek varri i babës, kështu Gjykata besoj do të bëjë qysh ka vepru me neve. Besoj që të enjten ose premten do ta lejojnë që të vijë në Burojë dhe të shkojë te varri i babës pasi të varroset…Kështu ka ndodhë me neve”, tha Gucati në ATV, transmeton Express.

“Kjo Gjykatë i përket gjykatave serbe apo komuniste që është duke bërë një sjellje shumë të keqe ndaj pjesëtarëve të UÇK-së…”, shton ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement