Gucati shkon në Burojë: Kënaqësi dhe frymëzim biseda me nënën Hyrë, është krenare për Hashimin dhe shokët e tij - Gazeta Express
string(109) "gucati-shkon-ne-buroje-kenaqesi-dhe-frymezim-biseda-me-nenen-hyre-eshte-krenare-per-hashimin-dhe-shoket-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 15:34

Gucati shkon në Burojë: Kënaqësi dhe frymëzim biseda me nënën Hyrë, është krenare për Hashimin dhe shokët e tij

Lajme

Gazeta Express

27/07/2025 15:34

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hyseni Gucati ka shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë të Skënderajt.

Ai publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, i cili po mbahet në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Në Burojë, në shtëpinë e nënës Hyre, nënës që rriti me përkushtim e dashuri Hashim Thaçin, njërin nga bijtë më të denjë të Kosovës. Një grua e urtë, e fortë dhe e përkushtuar, që mbetet simbol i nënës shqiptare që lind dhe rrit heronj për atdheun”.

“Biseda me të ishte kënaqësi dhe frymëzim. Ndihej krenare për Hashimin dhe shokët e tij, edhe pse po mbahen padrejtësisht në Hagë”, shkroi Gucati në një postim në Facebook.