Gucati: S'besoj se Trendafilova e ka pranuar letrën e Kurtit  - Gazeta Express
string(58) "gucati-sbesoj-se-trendafilova-e-ka-pranuar-letren-e-kurtit"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 8:33

Gucati: S’besoj se Trendafilova e ka pranuar letrën e Kurtit 

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 8:33

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se nuk beson që letra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pranuar nga Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Gjykatës Speciale.

Ai ka deklaruar se nga Qeveria në detyrë duhet të dalin me një dokument dhe të tregojnë se Trendafilova e ka pranuar letrën.

“Unë për këtë letër nuk e di nëse Trendafilova e ka pranuar së pari letrën, apo ka kthyer ndonjë përgjigje për këtë letër. Ku të besoj se e ka dërguar apo protokolluar atë letër në Gjykatën Speciale, kush e ka protokolluar atë letër te Trendafilova, kush e ka protokolluar atë letër, kush e ka pranuar, a ka një nënshkrim apo a ka edhe një nënshkrim se ajo letër është protokolluar”.

“Unë po dyshoj se fare nuk ka shkuar hiç kjo letër në dorën e Trendafilovës. Ajo letër duhet të protokollohet. A ka protokoll se letra është pranuar nga Specialja? Kabineti i tij duhet të publikojë dokumentacionin se në Gjykatën Speciale është pranuar ky dokumentacion”, ka thënë Gucati.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, dje e ka Albin Kurti publikuar pas tri vjetësh letrën të cilën thotë se ia ka dërguar drejtpërdrejt kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shpjegoi se letrën po e bën publike pasi, siç thotë ai, beson se është e drejtë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje. /KlanKosova